Tifozët dhe Sir Alex Ferguson duartrokasin golin e Van Persiet në Old Trafford

Futboll

Tifozët dhe Sir Alex Ferguson duartrokasin golin e Van Persiet në Old Trafford

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 08:56
Sir Alex Ferguson

Robin Van Persie është rikthyer në ‘Old Trafford’, ku ishte një ndër idhujt e tifozëve të Manchester United.

Por, holandezi kësaj radhe luajti për skuadrën turke të Fenerbahçes, e cila u mposht 4-1 kundër Djajve të Kuq.

E pikërisht golin e nderit për nënkampionin turk e realizoi Van Persie, dhe kjo ka bërë që të duartrokitet prej tifozëve të Unitedit dhe trajneri i pensionuar, Sir Alex Ferguson.

Ndryshe, holandezi pritet të largohet gjatë janarit prej Kanarinave shkaku i mospërmbushjes së të priturave prej tij dhe po kritikohet për pasivitet në sulmin e Fenerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat