Çuditë në Kosovë, nëse je femër hynë pa pare, por jo edhe meshkujt!

Futboll

Çuditë në Kosovë, nëse je femër hynë pa pare, por jo edhe meshkujt!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2016 Në ora: 14:49
Ky është paralajmërimi i sfidës

Çuditë nuk sosen kurrë! Një çudi është edhe në futbollin e Kosovës dhe e paparë deri më tash. Nëse je femër mund të futesh e ta shikosh ndeshjen pa pare, nëse je mashkull jo! A është ky një diskriminim, sigurisht do të ishte pyetja nga meshkujt! Ndeshja në mes Trepçës ’89 nga Mitrovica dhe Besës nga Peja, derbi i javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës do të zhvillohet me 23 tetor në orën 14.00 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Pa dyshim se ky është derbi i kësaj jave, ndërsa Trepça ’89 është lider me 24 pikë ose ka gjashtë ndeshje po aq fitore radhazi! Dhe ky klub ka bërë një të veçantë, kur ka paralajmëruar ndeshjen: Bileta kushton një euro, për femra gratis! A thua do ta mbushin femrat stadiumin në “Riza Lushta” në Mitrovicë? Fundja po i tregojmë botës se vërtet i çmojmë dhe i respektojmë gjininë e bukur! Eh, po të ishim krejt femra!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat