Kosova në grup të vështirë për kualifikimet evropiane

Futboll

Kosova në grup të vështirë për kualifikimet evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2016 Në ora: 15:25
Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës në futsall në konkurrencën e meshkujve është në grup të vështirë! Në Nyon të Zvicrës është bërë tërheqja e shortit për rundin preliminar për “Euro 2018” në futsall. Kosova do të jetë në grup tepër të fortë, por jo edhe të pakalueshme.   Kombëtarja jonë është në grupin E me Norvegjinë, Danimarkën dhe Qipron. Shqipëria është në grupin D me Anglinë, Bullgarinë e Maltën. Në grupin A janë: Gjeorgjia, Zvicra, Izraeli dhe Skocia. Në grupin B: Greqia, Moldavia, Uellsi e San Marino. Në grupin C: Letonia, Armenia, Estonia e Gjermania. Në grupin F: Franca, Andorra e Lituania dhe në grupin G:Suedia, Mali i Zi dhe Gjibraltari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat