Conte flet për rikthimin e Mourinho si kundërshtar i Chelseas

Futboll

Conte flet për rikthimin e Mourinho si kundërshtar i Chelseas

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 16:46
Ilustrim

Të dielën duke filluar nga ora 17:00, zhvillohet njëri ndër derbit më të mëdhenj anglez viteve të fundit, ku vë përballë Chelsean dhe Manchester Unitedin.

Kjo ndeshje këtë edicion ka rritur edhe më shumë interesimin e publikut, për arsyen se Jose Mourinho për herë të parë me një skuadër angleze, përballet me Chelsean, të cilën skuadër e ka drejtuar dy herë.

E pikërisht për rikthimin e Mourinhos, ka folur trajneri aktual i Chelsea, Jose Mourinho.

“Mendoj se ai ka qenë një trajner i rëndësishëm për Chelsean, me këtë klub dhe me këta lojtarë ai ka shkruar një pjesë të historisë”, ka deklaruar Conte në konferencë për shtyp.

“Ai ka fituar tre tituj të kampionit dhe mendoj se është pjesë e rëndësishme e këtij klubi”.

“Ai meriton respekt, po e përsërisë edhe një herë ai ka shkruar historinë këtu”, ka vazhduar trajneri italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat