Benatia e pranon: Isha afër Milanit

Futboll

Benatia e pranon: Isha afër Milanit

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 17:54
Mbrojtësi maroken i Juventusit, Mehdi Benatia

Mbrojtësi maroken i Juventusit, Mehdi Benatia ka folur para ndeshjes derbi me Milanin.

Marokeni iu bashkua kampionëve në fuqi të Italisë nga gjiganti gjerman Bayern Munich.

Mirëpo vetë lojtari ka zbuluar se ishte shumë afër të transferohet tek skuadra kuq e zi.

“Montella më ka telefonuar disa herë gjatë verës. Një njëri i madh, kam pasur një mirëkuptim të bukur me të. Ishte në pritje të kinezëve për të më blerë dhe më vjen keq që nuk i kam dhënë kohën që donte. Më pas ka ardhur Juventus dhe kam nënshkruar”, ka deklaruar Benatia.

“Në fillim të sezonit kam përmendur Milanin, Romën dhe Interin si kundërshtarët direkt të Juves për titull”.

“Kanë lojtarë të rinj dhe cilësorë dhe urinë e një ekipi që do të tregojë sa vlen. Më pas është Montella, një trajner më një ide të qartë loje. Të gjithë faktorë të rrezikshëm por besoj se do të triumfojmë 2-0”, përfundoi marokeni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat