Tifozët e Galatasarayt me flamur të Kosovës provokojnë serbët

Futboll

Tifozët e Galatasarayt me flamur të Kosovës provokojnë serbët

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 19:56
Tifozët

Sonte në kuadër të Euroleague në basketboll, Galatasaray në Turqi përballet me skuadrën serbe, Crvena Zvezda.

Raportet mes dy tifozërive nuk janë aspak të mira, sidomos pas vrasjes së një tifozi serb një vit më parë nga Stamboll.

Ndeshja e tensionuar është edhe ajo që zhvillohet sonte.

Image

Tifozët e Galatasaray kanë provokuar ata serbë pak kohë para ndeshjes, duke u fotografuar afër palestrës ‘Abdi Ipekçi’ me flamur të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Kjo fotografi është duke u cilësuar si provokim i madh në Serbi.

Ndeshja mes Galatasarayt dhe Crvena Zvezda ka filluar nga ora 19:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat