Teuta e dërgoi në prokurori, rikthehet të gjykojë Skëndërbeu-Kukësi

Futboll

Teuta e dërgoi në prokurori, rikthehet të gjykojë Skëndërbeu-Kukësi

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 11:09
Skëndërbeu-Kukësi

Kukësi do të përballet këtë javë me Skëndërbeun dhe ndeshja do të luhet në Korçë. Por në këtë ndeshje do të rikthehet edhe një gjyqtar që është kontestuar që në javën e dytë të kampionatit.

Ekipi verilindor luajti kundër Teutës në javën e dytë të Superiores.

Ky takim është mbyllur me rezultatin 3-0 në favor të vendasve mes kontestimeve të shumta nga ana e durrsakëve. Pikërisht në kë të ndeshje gjyqtari Kridens Meta akordoi një 11-metërsh të dyshimtë, i cili u shndërrua në gol nga të besuarit e Gjokës.

Për këtë drejtuesit e Teutës, iu drejtuan prokurorisë, e cila dënoi Metën me tre javë pezullim. Gjyqtari Kridens Meta rikthehet sërish të arbitrojë në Korçë, në supersfidën e Skënderbeut ndaj Kukësit, e vlefshme për javën e tetë të Superiores.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat