Shaqirin apo Depayn, cilin do ta transferojë gjiganti evropian

Futboll

Shaqirin apo Depayn, cilin do ta transferojë gjiganti evropian

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 11:29
Xherdan Shaqiri

Roma është duke menduar të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi anësorë, Mohamed Salah do të largohet për në Kupën e Afrikës dhe do t’i mungojë Romës një muaj.

Ndërkohë pritet largimi i argjentinasit, Juan Manuel Iturbe i cili nuk e ka bindur teknikun Luciano Spalletti.

Skuadra nga kryeqyteti italian po mendon transferimin e njërit mes Xherdan Shaqirit dhe Memphis Depayt.

Gjasat më të mëdha janë që Shaqiri të rikthehet përsëri në kampionatin italian, pasi ai shihet favoritë nga mediat italiane për të nënshkruar me Romën.

Gjithsesi në rast se Stoke City kërkon më shumë se 20 milionë euro, atëherë Roma do të tentoi huazimin me të drejtë blerje të Memphis Depay nga Manchester United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat