Hysaj tek Manchester United?

Futboll

Hysaj tek Manchester United?

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 13:29
Elseid Hysaj

Revista e përmuajshme britanike “Shoot”, e sheh Elseid Hysajn si një prej tre futbollistëve të serie A që mund të ndjekë Paul Pugba tek Manchester United.

Sipas saj, Hysaj është një prej mbrojtësve më të mirë të kampionatit italian. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare shihet si opsion i trajnerit Mourinho në rast se ai nuk do të bindet nga alternativat e tjera, si Florenzi. 22-vjeçari, 3 vjet në Serie A, dhe me 43 ndeshje për Napolin në të gjitha kompeticionet.

Hysaj vlerësohet për shpejtësinë e tij që mbulon mjaft mirë zonën e tij në fazë mbrojtëse dhe sulmuese. Nëse vazhdon kështu shkruhet në faqet e revistës, ai do të bëhet një nga mbrojtësit më të mirë në botë në vitet që vijnë.

Një konstatim në formë këshille është se Hysaj me shumë siguri ka mundësinë ta përforcojë repartin e mbrojtjes së Manchester.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat