Portieri zgjohet nga koma dhe flet një gjuhë që nuk e dinte më parë

Futboll

Portieri zgjohet nga koma dhe flet një gjuhë që nuk e dinte më parë

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 16:45
Rueben Nsemoh

Një portier i shkollës së mesme, i cili është ende duke vuajtur nga një lëndim i cili pothuajse e la atë të vdekur, u zgjua nga koma duke folur rrjedhshëm spanjisht.

Rueben Nsemoh ishte duke luajtur futboll muajin e kaluar për një ekip kombëtar në SHBA kur u gjuajt për ta kapur topin dhe një tjetër lojtar e shqelmoi atë në kokë, raportoi WSB TV.

Adoleshenti u dërgua menjëherë në spital, ku kaloi disa ditë në komë.

Kur më në fund u zgjua nga koma, nëna e tij, Dorah Nsemoh, tha për WSB-TV se djali i saj po fliste spanjisht, diçka që nuk e kishte bërë më parë.

Ai nuk është ende në gjendje që të shkojë në shkollë dhe familja e tij është e shqetësuar pasi nuk e di se sa dëm i është bërë atij në kokë nga lëndimi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat