Hap fals i B. Dortmund dhe B. Leverkusen

Futboll

Hap fals i B. Dortmund dhe B. Leverkusen

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 18:19
Dortmund Leverkusen

Borussia e Dortmundit nuk di më të fitojë në kampionat. Skuadra e Thomas Tuchel u mjaftua me vetëm një pikë në transfertën e AudiSport Park përballë Ingolstadit duke rikuperuar një disavantazh prej dy golash për të evituar humbjen e dytë në 3 javët e fundit. Përfundoi gjithcka me një festival golash me Dortmundin që regjistroi barazimin e dytë rradhazi duke u ngjitur në kuotën e 14 pikëve. 3-3 ishin shifrat finale të këtij takimi me të riun Pulisic që i dha një pikë Dortmundit në castet e fundit. Cohen dhe paraguiani Dario Lezcano u dhanë avantazhin e dyfishtë vendasve pas vetëm 24 minutash lojë. Në pjesën e dytë nisi kthesa me Aubameyang që ngushtoi shifrat në të 59-tën. Por vetëm pak sekonda më pas Lezcano gjeti golin e dytë personal për ta cuar rezultatin në 3-1. Gjithsesi miqtë nuk u dorëzuan. Fillimisht Adrian Ramos dhe më pas Pulisic me golat e tyre evituan humbjen e Borussias.

Vazhdon momenti jo për Bayer Leverkusen. Në BayArena, Asprinat pësuan një humbje të rëndë me rezultatin 0-3 nga Hoffeinheim që me këtë fitore fluturoi në vendin e 3-t. Nisi gjithcka në malore për Bayer Leverkusenin që pas vetëm 6 minutash lojë mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të ishit të madh të kësaj sfide sulmuesit Kevin Volland. Në minutën e 15-të Hoffeinheim zhbllokoi shifrat me Demirbay-in që mposhti portierin Leno. Në fillimin e pjesës së dytë skuadra e Nagelsmann dyfishoi shifrat Sandro Wagner-in, ndërsa për të hipotekuar suksesin e Hoffenheim-it mendoi Zuber që në të 60-tën realizoi edhe golin e tretë për miqtë. Në sfidat e tjera të javës së 8-t u regjistruan këto rezultate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat