Sampdoria fiton 2-1 derbin ndaj Genoas

Futboll

Sampdoria fiton 2-1 derbin ndaj Genoas

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 21:40
Sampdoria

Sampdoria i jep fund krizës në derbi duke mundur 2-1 Genoan në “Marassi” e duke u rikthyer te fitorja pas plot 6 ndeshjesh. Formacioni i Giampaolit luajti një ndeshje me zemër duke kërkuar që të fitojë përballjen më të rëndësishme për të në kalendarin e Serisë A dhe në minutën e 12-të Muriel arriti t’i japë epërsinë skuadrës doriane pas një fillimi të vrullshëm.

Genoa që vinte nga një seri pozitive rezultatesh tregoi se mbetet një skuadër në formë dhe në të 24-trën gjeti barazimin me Rigonin që shfrytëzoi një pasim të Edenilsonit.

Sampdoria mund të kishte vajtur në pushim në epërsi nëse Quagliarella do të ishte treguar i saktë nga pika e bardhë, por sulmuesi napolitan gaboi. Gjithsesi dhuratën më të madhe në të këtë ndeshje, Sampdorias ja bëri Izzo, që i dhuroi fitoren në derbi ekipit të Giampaolit duke dërguar gabimisht topi në rrjetën e tij.

Një sukses i rëndësishëm jo vetëm se i dha fund serisë prej 6 humbjeve radhazi për Sampdorian por gjithashtu vlen shumë për moralin pasi u arrit ndaj rivalit më të madh në kampionat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat