Shaqiri me notë të jashtëzakonshme, çmend anglezët!

Futboll

Shaqiri me notë të jashtëzakonshme, çmend anglezët!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 tetor 2016 Në ora: 12:46
Xherdan Shaqiri

Kur është në formë Xherdan Shaqiri edhe Stoke City triumfon. Shaqiri tregoi lojën më të mirë gjatë këtij edicioni në Premier League. Ai shënoi dy gola për fitoren e Stoke Cityt në konak të Hull Cityt me rezultat 2:0, në kuadër të javës së nëntë. Dy golat i shënoi nga distanca. Golin e parë nga rreth 22-23 metra, duke lënë në pozicion mat portierin vendas. Ndërsa të dytin e shënoi nga gjuajtja e lirë rreth 18-19 metra dhe për fitoren e madhe të skuadrës së tij. Ky është goli i tretë në këtë edicion për yllin nga Kosova, ndryshe është anëtar i kombëtares së Zvicrës.  Tabloidi ‘Daily Mail’  e vlerëson me notën 9-të Shaqirin. Me gjasë kjo do të jetë nota më e madhe gjatë kësaj jave në Premier League. Pas Shaqirit më të mirët janë edhe Allen dhe Arnautoviç të Stoke Cityt që u vlerësuan me notë 8. Shaqiri luajti standard dhe u ndëshkua me karton të verdhë në fund të takimit, ndërsa Stoke renditet në pozitën e 16-të me 9 pikë, dy me tepër se Hull City në vend të 18-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat