Behrami luftarak, por si u vlerësua nga ‘Daily Mail’?

Futboll

Behrami luftarak, por si u vlerësua nga ‘Daily Mail’?

Nga: Kemajl Goca Më: 23 tetor 2016 Në ora: 13:12
Behrami gjatë një veprimi

Futbollisti nga Kosova, Valon Behrami, njihet me shpirt luftarak në fushë, me ekipin e tij Watford u kthyen me një pikë të madhe nga sfida me Swansea. Ballafaqimi përfundoi baras (0:0), por Behrami me shokë treguan lojë të fortë sidomos në mbrojtje ishin shumë të vëmendshëm. Behrami u vlerësua me notë 6 nga tabloidi anglez, ‘Daily Mail’.  Portieri Gomes dhe futbollistët Kaboul 7, Capoue 7 e  Deeney ishin me të vlerësuarit të Watford, me notën 7. Pas nëntë jave Watford është në vend të 9-të me 12 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat