Shqiptari që po lë pa tekst zviceranët

Futboll

Shqiptari që po lë pa tekst zviceranët

Nga: Kemajl Goca Më: 23 tetor 2016 Në ora: 13:29
Ezgjan Alioski i gëzohet golit të epërsisë

Para se të fillonte kampionati zviceran askujt nuk i ka shkuar në mendje se shqiptari Ezgjan Alioski do të jetë prej shënuesve më të mirë. Alioski me prejardhje nga Maqedonia, deri më tash po bënë lojëra jashtëzakonisht të mira dhe me golat e tij i lë pa tekst të gjithë për faktin se për 12 javë ka realizuar 8 gola. Ai tash për tash kryeson listën e shënuesve me 8 gola, një më shumës e Caio i Grasshoppers-it. Alioski shëno nga penalltia në minutën e 75-të. Lugano si vendas barazoi me kampionin në fuqi, Baselin me rezultat 2:2. Alioski luajti titullar dhe tregoi paraqitje shumë të mirë. Golat për Luganon i shënuan: Mariani (63’) e Alioski (75’-nga penalltia) për Luganon dhe Delgado (51’) e Calla (88’) për Baselin.

Ndërkaq, Vaduz si vendas pësoi me rezultat 2:3 nga Thun. Shqiptari Albion Avdijaj u paraqit nga minuta e 63-të për Vaduzin por mbeten duarthatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat