Roshi: Ja pse nuk luaj titullar, Balaj:Është momenti im

Futboll

Roshi: Ja pse nuk luaj titullar, Balaj:Është momenti im

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 14:23
Bekim Balaj dhe Odise Roshi

Bekim Balaj dhe Odise Roshi, po shijojnë momentin e tyre pozitiv te Terek Grozny. Falë edhe dy futbollistëve të kombëtares shqiptare skuadra nga Cecenia po ecën me një ritëm shumë të kënaqshëm në kampionatin rus teksa pas 11 javëve të para pozicionohet në vendin e 4-t në kuotën e 18 pikëve. Në fitoren e fundit të Terek Grozny-it me shifrat 3-1 ndaj një skuadre me emër si Rubin Kazan, Balaj dhe Roshi ishin përcaktues. Sulmuesi shkodran shënoi golin e parë të ndeshjes duke i dhënë avantazhin provizor skuadrës së tij ndërsa mesfushori fierak vulosi fitoren e Terekut me një supergol në fundin e sfidës. Në një lidhje telefonike për emisionin Zona Gol në Supersport të dy lojtarët nuk e fshehën kënaqësinë për golat e realizuar. Fillimisht fjalën e mori Roshi i cili shpjegoi edhe arsyet se përse nuk ka luajtur si titullar gjatë kësaj periudhe te skuadra nga Cecenia.

Ai ndaj Rubin Kazan ishte goli i 4-t i Bekim Balajt në këtë sezon të Premier Leagues ruse. Autori i dy golave me Shqipërinë në kualifikueset e Botërorit Rusi 2018 e pranon se po kalon një moment të mirë dhe shpreson të vazhdojë me këtë ritëm.

Terek Grozny  konsiderohet nga të gjithë si një surprizë në këtë fillim sezoni të Premier Leagues ruse por Roshi dhe Balaj nuk mendojnë kështu pasi besojnë te skuadra e tyre dhe janë të bindur se Tereku do të arrijë objektivin sezonal që është kualifikimi në Kupat e Europës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat