Barcelona hedh edhe zyrtarisht në gjyq Santosin për Gabigol

Futboll

Barcelona hedh edhe zyrtarisht në gjyq Santosin për Gabigol

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 14:25
Gabigol

Barcelona gati t’i hapë luftë Santosit për Gabigol. Klubi katalanas ka paraqitur një denoncim nga Fifa për shitjen e sulmuesit te Interi, nëpërmjet të cilit i kërkon Santosit një dëmshpërblim prej 6 milionë eurosh për mosrespektim të kontratës.

Gjithçka ka të bëjë me cështjen e transferimit të Neymar, gjatë së cilës pagoi 10 milionë euro për të marrë të drejtën e parablerjes për tre talente tëSantosit, Vitor Andrade, Giva dhe pikërisht Gabigol.

Por futbollisti këtë vit u shit te Interi dhe Barcelona pretendon se nuk i janë vënë në dispozicion nga klubi i Santosit tre ditët e parashikuara në kontratë, afat kohor brenda të cilit Barcelona mund të barazonte ofrtën e paraqitur nga një klub tjetër dhe mund ta bënte të sajin Gabigol.

Përvec të tjerash klubi katalanas pretendon edhe se Gabigol u nis për në Itali pa aprovimin e Barcelonës, një tjetër klauzolë kjo e parashikuar në kontratën e transferimit të Neymar. Për këto arsye Barcelona i ka kërkuar Fifas që të përfitojë nga Santos dëmshpërblimin prej 6 milionë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat