Zidane flet pas fitores së Realit

Futboll

Zidane flet pas fitores së Realit

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 23:49
Zinedine Zidane

Real Madrid ka marrë 3 pikë shumë të vlefshme pasi fitoi në minutat e fundit në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në La Liga.

Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane tha se ndihet i lumtur me punën e lojtarëve të tij.

“Jam shumë i lumtur me punën që bëmë. Ne po bëjmë mirë, vuajtëm pak, por lojtarët dhanë gjithçka dhe ky rezultat është i merituar. Duhet të vazhdojmë të luftojmë pasi për të fituar La Ligën duhet t’i luash 38 ndeshje, gjë që është shumë e vështirë. Jemi të lumtur me tre pikët dhe që jemi lider, por ka edhe shumë punë për të bërë Morata do të ketë minuta. Duhet të jetë i durueshëm”, u shpreh Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat