“Nuk më befasoi goli i dytë i Shaqirit, ai bën gola të tillë çdo ditë në stërvitje”

Futboll

“Nuk më befasoi goli i dytë i Shaqirit, ai bën gola të tillë çdo ditë në stërvitje”

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 08:35
Xherdan Shaqiri

Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes, ka folur pas fitores ndaj Hull Cityt me rezultat 0-2, që erdhi fal dy super golave nga Xherdan Shaqiri.

Tekniku anglez ka thënë se nuk ndihet aspak i befasuar nga cilësitë e mesfushorit shqiptar dhe se besonte te fitorja.

“Fitoret radhazi janë gjithmonë të mirëpritura në Ligën Premier, pasi kjo është një gjë e vështirë për ta bërë. Isha i bindur se ndaj Hull Cityt ishte një mundësi e mirë për ne të arkëtonin tre pikët e radhës”.

“Dy gola fantastik nga Shaqiri dhe ai e fitoi ndeshje për ne, por në përgjithësi mendoj se i gjithë ekipi bëri atë që ishte kërkuar”.

“Goli i parë ishte absolutisht fantastik, kurse te i dyti isha më pak i befasuar pasi të jem i sinqertë kam parë gola të tillë nga ai çdo ditë në stërvitje”, ka thënë Huhges.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat