Dëmtohet keq ylli i Man. United

Futboll

Dëmtohet keq ylli i Man. United

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 10:57
Manchester United

Mbrojtësi i Manchester United, Eric Bailly ka pësuar një dëmtim në ligamentet e gjurit dhe mund të jetë për një kohë jashtë fushave të blerta.

Pas humbjes 4-0 ndaj Chelseas ky është një lajm katastrofë për “Djajtë e Kuq” të cilët kanë humbur një lojtar titullar në formacionin e Jose Mourinhos, shkruan "Goal".

“Frikësohem se është një lëndim shumë i keq. Ai lëndoi ligamentet e gjurit, kjo është shumë e keqe”, tha Mourinho për këtë dëmtim.

Ende nuk është zyrtarizuar sa do të mungojë Bailly i cili sot do të kryejë ekzaminimet mjekësore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat