Ronaldo habit të gjithë, kërkon të anulohet goli i Moratas

Futboll

Ronaldo habit të gjithë, kërkon të anulohet goli i Moratas

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 15:04
Cristiano Ronaldo

Videoja më poshtë ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale pasi mjaftoi një gjest i Cristiano Ronaldos që të lindin dyshimet për egoizmin e portugezit.

Pas kritikave që nuk festoi golat e shokëve të tij dhe humbi një rast të pafalshëm në fundin e takimit, historia më e bujshme ndaj tij është kur Alvaro Morata shënoi golin e triumfit në “Santiago Bernabeu”, ndërsa Ronaldo pretendonte për një pozicion jashtë loje.

Cristiano në momentin kur topi kaloi vijën fatale, ngriti shumë shpejt dorën duke parë nga gjyqtari anësor, një gjest tepër i çuditshëm i cili ndodh zakonisht me mbrojtësat që pretendojnë për pozicion jashtë loje.

Por ky veprim i Ronaldos është interpretuar edhe si një veprim i pavetëdijshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat