Vrapi: Vllazninë e pret një kalendar i vështirë

Futboll

Vrapi: Vllazninë e pret një kalendar i vështirë

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 22:14
Vrapi

Një ekzekutim perfekt, që do ta kishin zili “yjet” e futbollit botëror. Endri Vrapi i mungonte Vllanisë për arsye dëmtimi që pas fitores 2-0 në Shkodër me Flamurtarin dhe pikërisht në ditën që shënonte rikthimin e tij në fushën e blertë u dha fitoren kuqebluve me golin me të bukur të karrierës së tij. Edhe pse ishte heroi i skuadrës së Cungut ndaj Teutës, 34-vjecari ruan modestinë dhe u jep përparësi interesave të Vllaznisë.

“Rikthimi me gol? Cdo njeri që kthehet në fushë duhet të bëjë më të mirën për skuadrën, pastaj se cili luan këtë e vendos trajneri. E rëndësishme është që goli im vlejti tri pikë për të kthyer Vllazninë aty ku i takon.”

Vrapit nuk i pëlqen të jetë euforik, përkundrazi thekson se Vllaninë e pret një kalendar shumë i vështirë madje edhe në Kupën e Shqipërisë.

“Nuk më takon mua të flas për krizën, me këto probleme merren drejtuesit. Di të them që Vllaznia ka një kalendar të vështirë sepse edhe në Kupë do të përballemi me Kamzën.”

Ndeshja e radhës për Vllazninë do të ajo në kryeqytet me Tiranën. Vrapi e ka të qartë se përballë bardhebkuve duhet dhënë gjithcka në fushë dhe se humbja e 24-herë kampionëve të Shqipërisë me Luftëtarin nuk do të thotë se skuadra e Dajës është në krizë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat