Fenerbahce vëzhgon situatën e Fabregas

Futboll

Fenerbahce vëzhgon situatën e Fabregas

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 22:17
Cesc Fabregas

Cesc Fabregas nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte.

Prej ardhjes së italianit në krye të Chelseat, Fabregas ka kaluar më shumë kohë në bankën rezervë sesa në fushën e lojës. Conte ia ka bërë me dije futbollistit që nuk është një prej lojtarëve të tij të preferuar për shkak të mangësive që ka në fazën defanzive.

Duke e parë situatën në të cilën gjendet ish-futbollisti i Barcelonës, shumë ekipe janë hedhur në sulm për të.

Së fundmi edhe gjiganti turk, Fenerbahce ka shprehur interesim për lojtarin i cili mund të largohet nga Londra në muajin janar.

Feneri pritet të bëjë një ofertë për huazimin e 29-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit me të drejtë blerjeje gjatë verës.

Për Fabregas ka shprehur interesim edhe Milani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat