Ndeshja me Torinon, shansi i fundit për De Boer

Futboll

Ndeshja me Torinon, shansi i fundit për De Boer

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 00:23
Frank De Boer

Nuk e di nëse do të jem unë në stolin e Interit të Mërkurën në mbrëmje në ndeshjen ndaj Torinos, deklaroi Frank De Boer pas humbjes që pësoi, Interi në Bergamo kundër Atalantës. E ardhmja e trajnerit holandez në stolin e skuadrës zikaltër vazhdon të jetë në fije të perit por sipas asaj që raportojnë mediat italiane De Boer do ta ketë edhe një shans të fundit. Ish tekniku i Ajaxit do të jetë në stolin e Interit edhe në sfidën e kësaj mesjave ndaj skuadrës së Mihajlovic. Në varësi të rezultatit që do të regjistrojë Interi në atë ndeshje do të varet edhe e ardhmja e De Boer. Në Milano këtë të Hënë mbrriti Steven Zhang djali i pronarit të Interit Zhang Jindong, i cili menjëherë pati një takim nga afër me trajnerin De Boer.

Të Premten ndërkohë do të mbahet asambleja e aksionerëve dhe në ditët e ardhshme pritet të vinë në Milano edhe Erick Thohir dhe drejtori i përgjithshëm i Suning Group, Yang Yang. De Boer këtë të Martë do të dalë si zakonisht në konferencë për shtyp përpara ndeshjes së rradhës që është ajo ndaj Torinos. Ndërkohë një lajm aspak i mirë për teknikun e Interit vjen nga gjykatësi sportiv që me anë të provës televizive ka dënuar me 3 ndeshje pezullim mesfushorin kilian Gary Medel për një ndërhyrje aspak sportive të këtij të fundit ndaj Jasmin Kurtic që i shpëtoi syrit të gjyqtarit Doveri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat