Gashi shpallet “futbollisti i vitit”, te Colorado

Futboll

Gashi shpallet “futbollisti i vitit”, te Colorado

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 00:25
Shkëlzen Gashi

Shkëlzen Gashi fiton zemrat e tifozëve të Colorado Rapids. Falë 9 golave që ka realizuar deri tani me skuadrën nga Denveri, futbollisti i kombëtares shqiptare është vlerësuar nga fansat e ekipit të tij si lojtari i vitit te Colorado në sezonin e rregullt të Major League Soccer. Një cmim mëse i merituar ky për Shkëlzen Gashin që në vetëm pak kohë është shndërruar në lojtarin më të rëndësishëm të skuadrës së drejtuar nga trajneri Mastroeni.Tifozët e Colarados me votat e tyre kanë vlerësuar paraqitjet e Gashit në këtë sezon duke e përzgjedhur si lojtarin e vitit te skuadra e tyre.

Në profilin e tij në Facebook, Shkëlzen Gashi postoi një foto ku shfaqej shumë i lumtur duke mbajtur në duar trofeun e lojtarit të vitit të Colorado. Cfarë sezoni i pabesueshëm, ne si skuadër arritëm rekord pas rekordi dhe tani ky cmim special për mua nga ana e tifozëve . Falenderoj fansat për këtë nderim që më kanë bërë shkruan Gashi në Facebook. Falë 9 golave dhe 3 asisteve të 28-vjecarit shqiptar, Colorado Rapids e mbylli sezonin e rregullt në vendin e 2-të të Konferencës së Perëndimit duke u kualifikuar në cerekfinalet e fazës play-off.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat