Gerrard po rikthehet te Liverpooli

Futboll

Gerrard po rikthehet te Liverpooli

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 08:00
Steven Gerrard

Steven Gerrard do të largohet nga LA Galaxy në fund të sezonit për t’u kthyer te Liverpool, klubi ku u formua dhe luajti për 17 sezone.

Sipas të përditshmes britanke “Daily Express”, idhulli i “Anfield Road” Gerrard ka nisur bisedimet me drejtuesit e “The Reds” për t’u bërë sërish pjesë e kësaj skuadre, këtë herë në rolin e trajnerit.

Gjithnjë sipas “Daily Express”, edhe pse nuk e ka bërë të ditur tërheqjen nga futbolli, Gerrard po diskutohet që të nisë karrierën e tij të re duke marrë drejtimin e një prej ekipeve zinxhirë të Liverpoolit.

“Steven Gerrard, rikthimi i të cilit do të jetë një surprizë e madhe, është gjithnjë i mirëpritur te Liverpool”, deklaroi trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp.

Steven Gerrard filloi të luajë me Liverpoolin në vitin 1998 për t’u larguar në drejtim të SHBA-ve në vitin 2015. Mesfushori 36-vjeçar zhvilloi mbi 700 ndeshje me fanellën e Liverpoolit në 17 sezone aktivizim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat