E kujt është kjo fushë e re e futbollit si tepih në Kosovë?

Futboll

E kujt është kjo fushë e re e futbollit si tepih në Kosovë?

Nga: Kemajl Goca Më: 25 tetor 2016 Në ora: 10:41
Fusha e Llapit

Dalëngadalë po rikthehen në fushën e qytetit. Fusha më e keqe po shndërrohet ndër më të mirat në vend. Kjo është fusha e stadiumit të Llapit nga Podujeva, klub me renome që bënë gara në elitën e futbollit. Llapi për shkak të mungesës së fushës ka qenë i shtrënguar që ndeshjet si vendas t’i luajë me kilometra larg qytetit, pikërisht në stadiumin e Hysit në Merdarë. Kjo foto është postuar nga trajneri i Llapit, Tahir Batatina. “Ky teren sportivë i ka munguar FC Llapit me dekada”, shkruan Batatina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat