Shokohen tifozët e Unitedit, Mourinho ia jep vizën këtij ylli

Futboll

Shokohen tifozët e Unitedit, Mourinho ia jep vizën këtij ylli

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 11:55
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka njoftuar Wayne Rooneyn se duhet të largohet nga Manchester United nëse dëshiron të luajë vazhdimisht në formacionin bazë, ka njoftuar “The Sun”.
Rooney, 31-vjeç, ka përfunduar në bankën e rezervistëve në “Old Trafford” dhe spekulohet se nuk zë vend në planet e Mourinhos.

Rooney mungoi në humbjen e “Red Devils” nga Chelsea me rezultat 4:0 për shkak të një lëndimi.

Por, ai ishte rezervist në tri ballafaqimet paraprake në Premierligë kundër Leicester City, Stoke City dhe Liverpool.

Tani, Mourinho raportohet se ka kërkuar nga Rooney që të gjejë një klub të ri, nëse dëshiron të luajë vazhdimisht.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat