Sot përballje e fuqishme mes dy talentëve shqiptarë: Tarashaj dhe Hadergjonaj

Futboll

Sot përballje e fuqishme mes dy talentëve shqiptarë: Tarashaj dhe Hadergjonaj

Nga: Fitim Dika Më: 25 tetor 2016 Në ora: 13:23
Florent Hadergjonaj

Të shtunën Shani Tarashaj (21) mposhti mbrojtjen e HSV, ndërsa sot futbollisti shqiptar nuk do e ketë lehtë kundër Ingolstadt: ai do luajë kundër shokut Florent Hadergjonaj (22).

Ata njihen dhe janë të afërt me njëri-tjetrin. Janë aktivizuar së bashku me kombëtaren helvete U21 dhe janë të dy shqiptarë.

“Ai nuk do fitojë shumë hapësira,” thotë lojtari i Ingolstadt, Hadergjonaj. “Do shfrytëzoj çdo zbrazëtirë,” përgjigjet Tarashaj i Frankfurtit, përcjell botasot.info, lajmin e blick.ch.

“E njoh mirë lojën dhe trikat e tij, s’do e ketë lehtë,” thotë Hadergjonaj për 21 vjeçarin që ka fituar respekt pas shënimit të golit në ndeshjen e fundit. Por edhe Ingolstadt gëzon respekt pas barazimit 3:3 kundër Dortmundit. “Ishte spektakël,” thotë Hadergjonaj.

Tarashaj dhe Hadergjonaj kanë pasur fitore dhe humbje mes njëri-tjetrit, por sot kush do e thotë vetëm njëri “fjalën e fundit”?/Bota Sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat