FIFA dënon Spanjën

Futboll

FIFA dënon Spanjën

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 16:52
Spanja

Institucioni më i lartë i futbollit botëror, FIFA ka dënuar Federatën Spanjolle të futbollit për shkak të parregullsive në kontratat me lojtarët nën moshën 18 vjeç të klubeve të Primera Division.

Tashmë federata spanjolle duhet të paguajë një gjobë prej 200 mijë eurosh për shkak të shkeljes së nenit 19 të Rregullores për Statusin dhe Transferimet e futbollistëve, si dhe disa pika të tjera të rregullave për regjistrimin dhe aktivizimin në kompeticione të ndryshme të lojtarëve të caktuar.

Sipas medieve spanjolle ky dënim është dhënë menjëherë pas hetimit të rasteve të transferimit të futbollistëve të Realit dhe Atletico Madridit respektivisht për periudhat 2005-2014 dhe 2007-2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat