43-vjeçari i kthehet futbollit në Kosovë, t’iu tregoj të rinjve si luhet!

Futboll

43-vjeçari i kthehet futbollit në Kosovë, t’iu tregoj të rinjve si luhet!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 tetor 2016 Në ora: 18:02
Emin Bajrami

Emin Bajrami vendosi sërish t’i rikthehet lojës aktive të futbollit. Ai ishte përshëndetur me lojën aktive, por e shtyri një shkak që të rikthehet në fushë! Arsyeja është se skuadra e Hajvalisë është në krizë të thellë të rezultateve dhe pas 10 jave mban pozitën e fundit me 5 pikë në elitën e futbollit. Ai është edhe trajner i Hajvalisë në konkurrencën e femrave, ka 43 vjet, por mosha aspak nuk është pengesë për të, që në fakt do që t’iu tregoj të rinjve se si luhet e luftohet për ngjyrat e klubit. “Duke e parë klubin e KF Hajvalisë në krizë të thellë të rezultateve të dobëta, unë Emin Bajrami në moshën 43-vjeçare kam marr një vendim të rëndësishëm. Duke mos pasur tjetër mundësi për t’i ndihmuar klubit nga sot do ti kthehem fushës se gjelbër dhe do të mundohem që në maksimum ta nxjerr nga kriza e rezultateve dhe do të mundohem të jem shpëtimtari i KF Hajvalisë”, shkruan Bajrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat