Klubi gjerman Hallesche FC që ka kapiten shqiptarin nga Tirana, Klaus Gjasula, pësoi humbje të thellë nga Hamburgu 0:4 në kuadër të Kupës. Kjo ishte e pritshme po ta mendosh se HFC ndodhet në ligën e tretë, megjithatë kishte shtatë ndeshje pa humbje, ndërsa Hamburgu po kalon një krizë në ligën e parë gjermane, shkruan kicker.de.
“Nëse do luanim dhjetë ndeshje kundër Hamburgut, mbase vetëm atëherë do mund të fitonim një ndeshje,” tha pas ndeshjes Gjasula, shkruan botasot.info.