Serie A, fitojnë Juve, Napoli, Roma dhe Interi

Futboll

Serie A, fitojnë Juve, Napoli, Roma dhe Interi

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 22:59
Chiellini

Juventusi rigjen buzëqeshjen në Serie A ku u rikthye te fitorja pas godistjes së marrë në “San Siro” nga Milani. Kamionët në fuqi nuk hasën asnjë vështirësi në sfidën e javës së 10 kundër Sampdorias me një fitore 4-1 të ndërtuar që në minutat e para. Ishin Mandzukiç dhe Chiellini ata që e futën këtë sfidë në rrugën e duhur për të besuarit e Allegrit. Sulmuesi kroat dhe mbrojtësi italian shënuan dy gola brenda 9 minutave të para, ndërsa në të 57-ën, Patrik Schick riktheu në lojë Sampdorian. Për golin e tretë mendoi Miralem Pjanic 8 minuta më pas. Juventus e mbylli festivalin e golave me një tjetër realizim të Chiellinit në minutën e 87.

Një sukses që e mban Zonjën e Vjetër në vendin e parë të klasifikimit me 2 pikë më shumë se Roma që arriti një sukses të rëndësishëm në fushën e Sasuolos. Canavaro kaloi skuadrën emiljane në avantazh por gjatë pjesës së dytë, verdhekuqtë e gjetën rrugën e rrjetës tre herë. Dzeko realizoi dy golat që i siguruan avatnazhin ekipit kryeqytetas, ndërsa Nainggolan shënjestroi portën për herë të tretë. Sukses i rëndësishëm edhe për Napolin që kaloi 2-0 Empolin. Belgu Mertens sigloi rrjetën e parë të takimit në minutën e 51, ndërsa Vlad Chiriches dyfishoi 9 minuta nga fundi. Napoli mbetet në vendin e tretë të klasifikimit me 20 pikë. Në “San Siro”, Interi arriti të rikthente qetësinë pas tre humbjeve rresht pasi Torino u thye në fundin e ndeshjes nga  ekipi i De Boer që fitoi 2-1. Goli i Icardit në pjesën e parë u zhvlerësua përkohësisht nga rrjeta e Belottit në minutën e 63 të takimit pasi ishte sërish argjentinasi që dyfishoi në të 88-ën.

Në derbin e shqiptarëve Pescara-Atalanta, ishin bergamaskët e Etrit Berishës ata që triumfuan 1-0. Goli i Mattia Caldara i siguroi 3 pikë ekipit zikaltër. Në këtë përballje, Memushaj dhe Manaj u aktivizuan titullarë por nuk arritën ta ndihmonin skuadrën e tyre të regjistronte fitoren e dytë sezonale. Në përballjet e tjera, Lazio shkatërroi 4-1 Cagliarin, ndërsa Chievo Verona barazoi 1-1 me Bolognan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat