Disiplina: Skënderbeu pa tifozë, paralajmërohet Flamurtari

Futboll

Disiplina: Skënderbeu pa tifozë, paralajmërohet Flamurtari

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 23:42
FSHF

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka marrë disa vendime të rëndësishme pas ndeshjeve që janë zhvilluar këtë fundjavë në pjesën më të madhe të të gjitha kategorive në vendin tonë. Një prej dënimeve më të ashpra shkon për Skënderbeun që do të luajë një ndeshje pa tifozë për sjellje te gabuar te spektatoreve ne menyre te perseritur duke hedhur sende brenda rrethimit te fushes e duke perdorur fjale ofenduese gjatë ndeshjes së kësaj fundjave kundër Kukësit. Ndeshja e radhës për korçarët në shtëpi është ajo ndaj Apolonisë për Kupë në datën 16 Nëntor. Një masë e rreptë është marrë edhe ndaj shefit të klubit kampion, Ilir Përmeti, i cili dënohet me 8 ndeshje pezullim per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes. Atij i ndalohet qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes.

Për sjellje të gabuar të tifozëve janë dënuar me gjobë edhe Korabi, Partizani dhe Laçi. Një pikë interesante e mbledhjes së fundit të Komisionit të Disiplinës ishte edhe ajo që lidhet me mesfushorin Erjon Vucaj. Pas shqyrtimit të ankesës së lojtarit, komisioni vendosi ta pranojë kërkesën e tij për detyrimet e pashlyera të Flamurtarit. Në këtë mënyrë, klubi vlonjat urdhërohet të shlyejë çdo detyrim ndaj mesfushorit shkodran brenda 30 ditëve, në të kundërt, sipas asaj që lexohet në vendim, do te merren masat perkatese ne baze te Kodit te Disiplines Sportive: Zbritje e pikeve nga klasifikimi. Paralajmërimi zyrtar në adresë të Flamurtarit vjen në një moment aspak të qetë të shoqëruar me probleme të shumta për Flamurtarin pasi skuadra dhe klubi vazhdojnë të notojnë në ujëra të turbullta. Pak ditë më parë trajneri Gugash Magani duke e lënë bosh stolin pas startit të dobët të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat