Dëmtohet Dybala, Argjentina gjen zëvendësuesin e tij

Futboll

Dëmtohet Dybala, Argjentina gjen zëvendësuesin e tij

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 14:31
Paulo Dybala

Sulmuesi i Hebei China Fortune, Ezequiel Lavezzi është grumbulluar me përfaqësuesen e Argjentinës për ndeshjen kundër Brazilit të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Dëmtimi muskulor i Paulo Dybalës detyroi trajnerin Bauza që të zgjedhë një zëvendësues, duke preferuar pikërisht Lavezzin.

“Po e ndjek Icardin dhe mund të grumbullohet në çdo moment. Po e shihja sfidën Inter-Torino, ku ai shënoi 2 gola”, u shpreh Bauza.

Kjo zgjedhje e Bauza ka ngjallur reagim të ashpër duke shtuar polemikat pasi ka lënë sërish jashtë Mauro Icardin, autorin e dy golave në fitoren 2-1 të Interit ndaj Torinos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat