Maurizio Sarri ka dhënë një deklaratë interesante para ndeshjes Juventus-Napoli.
Trajneri i Napolit, ka treguar se si do të përshëndetet me sulmuesin Gonzalo Higuain.
“Do të përshëndetem me të në të njëjtën mënyrë siç përshëndetet një baba i hidhëruar me djalin e tij”, deklaroi Sarri.
Ai kishte thënë që Higuain ishte larguar nga Napoli, duke mos u përshëndetur fare me të.
Super-sfida Juventus-Napoli zhvillohet të shtunën në ora 20:45 në Torino.