Juve kërkon De Rossin, ja si i përgjigjet lojtari

Futboll

Juve kërkon De Rossin, ja si i përgjigjet lojtari

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 13:09
Daniele De Rossi

E ardhmja e Daniele De Rossit është në pikëpyetje. Mesfushori i përfaqësueses italiane është në përfundim të kontratës së tij me Romën, një situatë nga e cila do të kërkojë të përfitojë Juventusi për ta marrë me parametra zero.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja “La Gazzetta Dello Sport”, “Zonja e Vjetër” është gati t’i ofrojë De Rossit kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimin e saj edhe për një sezon tjetër me një pagë që është 50% e asaj që përfiton aktualisht te Roma.

Megjithatë duket se kalimi në Torino nuk është marrë në konsideratë nga De Rossi. Në drejtim të futbollistit 33-vjeçar kanë ardhur edhe oferta të tjera nga SHBA, ku New York dhe Los Angeles janë gati të bëjnë gjithçka për ta sjellë atë në Major League Soccer. Por duket se edhe ky opsion nuk vlen shumë për De Rossin për të cilin prioritet është rinovimi i kontratës me Romën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat