Kosova jashtë UEFA-s, kjo është kërkesa e Serbisë

Futboll

Kosova jashtë UEFA-s, kjo është kërkesa e Serbisë

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 14:17
Kosova

Përfaqësuesit e Federatës Serbe të Futbollit do të jenë nesër të pranishëm në Lozanë, ku do të mblidhet Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për ta diskutuar ankesën e FSS-së ndaj vendimit të UEFA-s për pranimin e Kosovës në gjirin e saj në muajin mars, shkruajnë mediat serbe.

Presidenti Tomislav Karadzic do të jetë si dëshmitar në seancën e dëgjimeve, të cilat pritet të zgjasin disa orë, së bashku me Presidentin e së ashtuquajturës Federatës Serbe të Kosovës dhe Metohisë, Goran Obradoviç, por edhe sekretari i përgjithshëm i FSS-së, Nebojsa Ivkovic. 

Audienca pritet të fillojë nesër, nga ora 09:00. serbët do të përfaqësohen nga avokatët austriakë, të cilëve do t’ju asistojnë dhe do të mundohen t’ua shpjegojnë çështjen.

Synim i tyre i përbashkët është ta shfuqizojnë vendimin e UEFA-s për pranimin e Kosovës, pasi konsiderojnë se ky vendim është në kundërshtim me dispozitat e Statutit të UEFA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat