Derbi shqiptar në Maqedoni, pa fitues

Futboll

Derbi shqiptar në Maqedoni, pa fitues

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 19:26
Pamje nga ndeshja e mëhershme

Shkëndija ndalet me barazim pa gola (0:0) në udhëtim me Shkupin në Çair në një ndeshje të dominuar në terren dhe raste, por pa mundur të gjej golin. Që në fillim të ndeshjes Shkëndija ishte në sulm, ndërsa vendasit të tërhequr pritnin që përmes kundërsulmeve të kërkojnë rastin e tyre. Rrezikun e parë e solli Hasani në minutën e katërt, mirëpo tentimi i tij u kontrollua nga Zendeli. Në vazhdim ‘kuqezinjtë’ kontrollonin lojën, por vështirë arrinin të krijojnë raste për gol, pasi Shkupi formoi mbrojtje të ngjeshur. Në minutën e 33-të Ibraimi provon nga gjuajtja e lirë, ndërsa Zendeli me pak pasiguri arrin të ruajë portën e tij.  Vendasit mundësinë e parë më serioze e kishin dy minuta para fundit të pjesës së parë, kur krijohet rrëmujë në zonën e Shkëndijës, mirëpo pa ndryshim në rezultat. Në anën tjetër kapiteni Hasani bën sllallom në mbrojtjen vendase duke kaluar disa futbollistë, mirëpo goditja e tij shkoi skaj portës. Në pjesën e dytë i pari u kanos Zhunior pas harkimit të Muratit, mirëpo shpëton Zendeli. Në minutën e 66-të Zhunior gjen në zonë Ibraimin, mirëpo sërish Zendeli shpëton portën e Shkupit. Në vazhdim erdhi radha e Alimit kur fillimisht një e djathtë e fortë e tij shkoi mbi portë, ndërsa në minutën e 85-të pas një sllallomi të bukur në moment të fundit shpëtojnë vendasit. Paraprakisht Ibraimi provoi të djathtën e tij, pa gjetur kuadratin e portës. Në fund takimi u mbyll me rezultatin e fillimit, duke ndarë nga një pikë dy skuadrat. Shkëndija nuk arriti t’i revanshohet për humbje (1:0) Shkupit në mes javën që e lamë, kështu që për dy takime radhazi ka humbur pesë pikë dhe që i kushtojnë mjaft që të ngec nga kreu i renditjes. Renova nga Xhepçishti i Tetovës si vendas barazoi me rezultat 1:1 me Rabotniçkin e Shkupit.  Selmani në minutën e 21-të shënoi për Renovën dhe Elmas (36’) për Rabotniçkin.

Shkupi-Shkëndija 0:0 (0:0)

Stadiumi në Çair të Shkupit.

Shikues: 4 000.

Gjyqtarë: V. Mavrov, Gj. Stankovski, K. Gocevski.

Karton i verdhë: Zuka, Lambin dhe Zendeli (Shkupi).

Shkupi: Zendeli, Maliqi, Bajrami, Adili, Kadriu (Janevski 44’), Zuka, Iseni, Osmani (Lambin 82’), Adem (Arif 75’), Asani, Llazarevski.

Shkëndija: Jovanovski, Alimi, Cuculi, Ibraimi, Totre (Bojku 66’), Hasani, Murati, Zhunior (Imeri 88’), Pollozhani, Todorovski, Vujçiç.

Liga e Maqedonisë

Pelisteri-Makedonija GP       1:0 (1:0)    

Renova-Rabotniçki       1:1    (1:1) 

Shkupi-Shkëndija         0:0 (0:0)

Sileksi-Bregallnica        1:0 (0:0)

 

Tabela

1. Vardari   11     7       4       0       25

2. Shkëndija        12     6       3       3       21

3. Rabotniçki       12     6       2       4       20

4. Pelisteri 12     5       4       3       19

5. Renova   12     3       7       2       16

6. Shkupi   12     3       5       4       14

7. Sileksi    12     3       5       4       14

8. Pobeda  11     2       4       5       10

9. Makedonija    12     2       3       7       9

10. Bregallnica    12     1       5       6       8

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat