Mesazhi i Maradonës për napoletanët: Unë nuk tradhtoj kurrë

Futboll

Mesazhi i Maradonës për napoletanët: Unë nuk tradhtoj kurrë

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 00:45
Diego Armando Maradona

Diego Armando Maradona, ylli i futbollit argjentinas dhe atij botëror, festoi sot ditëlindjen e 56-të, por siç thotë edhe ai vetë në një video-mesazh, me trishtim. Në një mesazh 90 sekondësh për tifozët e Napolit, njeriu që e ngriti këtë ekip në majat e futbollit europian, thotë me ironi se Juventus duhej mundur 4-0. Kjo mund të ndodhte kur Maradona ishte në fushë.

Si tifoz i Napolit, por edhe si argjentinas, Maradona nuk ka lënë pa përmendur edhe largimin e Higuainit drejt Juventusit. “Nuk më intereson çfarë bën Higuan, unë nuk tradhtoj kurrë”, shprehet ish-futbollisti i famshëm.

Ai falenderoi napoletanët edhe për mesazhet e shumta për ditëlindje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat