Media holandeze e fut në këtë pozitë shqiptarin

Futboll

Media holandeze e fut në këtë pozitë shqiptarin

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 12:14
Arbër Zeneli

Një gol dhe një asist në ndeshjen kundër kryesuesve të kampionatit holandez, Feyenoordit, i ka mjaftuar sulmuesit të Kosovës, Arbër Zeneli, që të përfundojë në formacionin më të mirë të javës në Eredivisie.

Sulmuesi ishte protagonisti kryesor i takimit të barazuar nga Heerenveen me rezultatin 2:2 ndaj Feyenoord dhe për këtë paraqitje, ai është vlerësuar me notën 7,5 nga e përditshmja holandeze “De Telegraaf” e cila përpilon formacionin ideal

Zeneli shënoi një gol të shkëlqyer nga më shumë se 40 metra në takimin e djeshëm, që u vlerësua maksimalisht në Holandë, ndërsa edhe vetë kapiteni i skuadrës së Heerenveen, Stijn Shars, e cilësoi një “gjuajtje klasi” atë të sulmuesit të talentuar 21 vjeçar, raporton panoramasport.

Ky ishte goli i 6 i Zenelit në këtë sezon në Eredivisie, pas 11 ndeshjesh, ndërsa Bersant Celina është i ndalur në kuotën e 4 golave për momentin me fanellën e Twentes. Për sa i përket Milot Rashicës, në këtë sezon ai nuk ka arritur ende të gjejë rrugën e rrjetës në kampionat për Vitessen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat