Juventusi barazoi, Porto e Sevilla fitojnë pikë të mëdha

Futboll

Juventusi barazoi, Porto e Sevilla fitojnë pikë të mëdha

Nga: Kemajl Goca Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 22:59
Juventus

Kampioni i Italisë, Juventusi, barazoi si vendas 1:1 me Lyonin, në ndeshjen e xhiros së katërt të grupit H të Champions League.  Në minutën e 13-të, futbollisti Higuain ka qenë i pagabueshëm nga penalltia, duke kaluar në epërsi “Zonjën e Vjetër”. Mysafirët barazuan rezultatin 1:1 me golin e Tolissoss në minutën e 85-të.

Fitusi i trefishtë i Europa League, Sevilla shënoi fitore që nuk matet as me ari me rezultat 4:0 ndaj Dinamos nga Zagrebit dhe përfundimisht siguroi kalimin më tutje. Në minutën e 31-të, Vietto shënoi për epërsinë e Sevillës, pastaj vazhduan edhe Escudero (66’), N’Zonzi (80’) e Ben Yedder (87’). Sevilla renditet në vend të parë me 10 pikë të mbledhura.

Porto arkëtoi tri pikë të mëdha duke bërë një hap drejt kualifkimit në të tetën e finales. Ekipi portugez shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Club Brugge, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit G. Në minutën e 37-të. Silva shënoi për fitoren e madhe të skuadrës portugeze, kurse për Club Brugge shpresat janë të përfunduara për dy vendet e para.  Leicester City si mysafirë u nda baras 0:0 me Copenhagen-in. 

Grupi H

Juventus-Lyon 1:1

Sevilla-Dinamo 4:0

Tabela

1. Sevilla      4     3     1     0     6:0  10  

2. Juventus         4     2     2     0     6:1  8    

3. Lyon 4     1     1     2     4:3  4    

4. Dinamo Z.      4     0     0     4     0:10       0   

  Grupi G

Copenhagen-Leicester 0:0

Porto- Club Brugge   1:0

Tabela

1. Leicester  4     3     1     0     5:0  10  

2. Porto 4     2     1     1     4:3  7    

3. Copenhagen    4     1     2     1     5:2  5    

4. Club Brugge   4     0     0     4     1:10       0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat