Agostineli flet i zhgënjyer për humbjen ndaj Flamurtarit

Futboll

Agostineli flet i zhgënjyer për humbjen ndaj Flamurtarit

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 20:55
Agostineli

Trajneri i Skënderbeut, Andrea Agostineli ka folur i zhgënjyer pas humbjes 2-0 përballë Flamurtarit.

Në një intervistë për “Supersport”, Agostineli ka pranuar çdo lloj kritike madje ka theksuar se pret vendimin e klubit të Skënderbeut për të ardhmen e tij duke iu frikësuar në këtë mënyrë një shkarkimi të mundshëm.

“Në këtë moment duhet vetëm të flas pak dhe duhet të vuaj këtë moment kritikash dhe nuk më vjen të them diçka, se djemtë bëjnë maksimumin. Kjo është e njëjta skuadër që bëri 6 fitore radhazi, apo një ndeshje të madhe me Kukësin. Në këtë moment është e drejtë të kritikohet trajneri, nuk e ndjej të tregoj me gisht ndonjë. Ky është momenti të rrish në qetësi e të presësh që të kalojë ky moment. Unë mendoj se Skënderbeu ka pasur gjithmonë lojtarë të vlefshëm dhe mendoj se gjëja e rëndësishme është të kemi lojë skuadre ofensive. Së fundi më pak, por nuk është se kjo vjen nga fakti se luan me një apo dy sulmues. Edhe sot mentaliteti ishte të hidhnim në fushë lojtarët me këtë objektiv. Edhe ai që debutoi e bëri mirë. Në futboll ka moment ku e ke ti topin dhe kur e kanë të tjerët. Skënderbeu është një skuadër shumë e mirë kur ka topin, dhe më pak kur nuk e ka topin”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat