Hysaj: Objektivi ynë është të shkojmë në Rusi

Futboll

Hysaj: Objektivi ynë është të shkojmë në Rusi

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 16:14
Elseid Hysaj

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, po përgatitet me kombëtaren e Shqipërisë për fitore kundër Izraelit, në takimin që do të zhvillohet të shtunën (me 12 nëntor, në orën 20.45) në stadiumin ‘Elbasan Arena’. Futbollistët kuqezinjtë pretendojnë pikë të plota dhe të rrisin gjasat dukshëm për dy vendet e para.  Hysaj shprehet optimist para ndeshjes: “Është një ndeshje e vështirë. Izraeli është një skuadër e fortë por ne po përgatitemi, të gjithë duam të fitojmë. E dimë që një skuadër shkon në Play-Off dhe objektivi ynë është të shkojmë në Rusi. E dimë që është e vështirë por do të mundohemi të bëjmë të pamundurën, diçka që e kemi treguar edhe me arritjen në europian”. “Nuk është problem që jemi spostuar nga Shkodra në Elbasan. Duhet të përqendrohemi tek këshillat e trajnerit dhe të japim maksimumin. Ne duhet të fitojmë këtë sfidë sepse duhet të luftojmë me Italinë dhe Spanjën për kualifikimin”, tha Hysaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat