Ujkani: Turqia është në krizë

Futboll

Ujkani: Turqia është në krizë

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 17:02
Pamje nga stërvitja

Kombëtarja e Kosovës sot pas dite mbajti seancën e dytë stërvitore ku përzgjedhësi Albert Bunjaku pas analizës së lojërave, në fushë aplikoi lojë një për një për të forcuar mbrojtjen por edhe duke mos harruar kundërsulmet si loja pa top. Në teori kanë parë defektet ndërsa në praktikë janë munduar të i mënjanojnë dobësitë. “Atmosfera është e mirë. Jemi një grup i ri interesant dhe kemi shumë talent dhe ngadalë po komponohemi dita ditës. Të jemi real sërish e kemi një ekip të fortë si Turqia, por ne duhet të kemi vetëbesim dhe të bëjmë lojë të mirë. Tash i dimë defektet tona dhe po përpiqemi që t’i mënjanojmë gabimet. Edhe Turqia është në krizë dhe ka ftuar lojtarë që më herët nuk ishin në përbërje. Do të ketë publikun e tij, por edhe ne do të bëjmë një lojë të fortë”, tha portieri Samir Ujkani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat