Capello ka refuzuar drejtimin e kësaj kombëtareje të madhe

Futboll

Capello ka refuzuar drejtimin e kësaj kombëtareje të madhe

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 23:19
Fabio Capello

ka konfirmuar se kishte disa kontakte me skuadrën e Italisë para emërimit të Giampiero Venturas, por i ka thënë jo.

Azzurrët zëvendësuan Antonio Conte me Venturan pas përfundimit të Euro 2016, por ai mund të kishim parë një skenar shumë më ndryshe te Italia, pasi për postin e trajnerit ishte kontaktuar edhe Capello.

Capello u pyet nga Mediaset Premium nëse ai do të pranojë punën, nëse thirren nga Federata Italiane e futbollit (FIGC).

“Unë i kam pasur disa kontakte me skuadrën e Italisë, por iu kam thënë jo, sepse nuk ndjeja dëshirën për të punuar me kombëtaren italiane”, ka thënë fillimisht Capello për Mediaset Premium.

“Unë uroj trajnerit të ri çdo të mirë dhe jam i kënaqur që ai është duke bërë diçka ndryshe. Kjo është një kombëtare me plotë të rinj”, përfundoi ish-trajneri i shumë skuadrave të njohura italiane dhe evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat