Thaçi: Në fitore dhe humbje, gjithmonë do përkrahim Kosovën

Futboll

Thaçi: Në fitore dhe humbje, gjithmonë do përkrahim Kosovën

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 20:09
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Turqi-Kosovë, ku Kosova pësojë humbje.

“Djemtë tanë luajtën shumë mirë edhe në atmosferën e nxehtë të stadiumit të ri “Antalya Arena” në Turqi. Ngadalë, por sigurt, po e ndërtojmë një ekip premtues. Në fitore dhe humbje, gjithmonë do të jemi në përkrahje të tyre”, shkruan Thaçi në Facebook.

Kjo ishte humbja e tretë për Kosovën, teksa regjistron një barazim nga katër ndeshja sa i ka zhvilluar deri më tani në Grupin I. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat