E çuditshme, por e vërtetë, këto janë statistikat e Shqipërisë

Futboll

E çuditshme, por e vërtetë, këto janë statistikat e Shqipërisë

Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 12:41
Pamja nga ndeshje Shqipëria-Izraeli

E çuditshme, por e vërtetë. Në ndeshjen Shqipëri-Izrael, lojtari më pak i preferuar për t’i shërbyer ka qenë Azdren Llullaku, i cili e nisi lojën nga minuta e parë në rolin e një sulmuesi të majtë, në mbështetje të Bekim Balajt.

Portali i specializuar për statistikat e ndeshjeve ndërkombëtare “11tegen11”, ka analizuar ndeshjen e kuqezinjve dhe nga ajo që vihet re është pa dyshim fakti që lojtarët tanë kanë preferuar më shumë të shërbejnë në krahun e djathtë, ku ishte i pozicionuar Roshi dhe aspak në të majtë te Llullaku.

Një zgjedhje që zor se mund të ketë qenë udhëzim i stafit teknik. Megjithatë, portali që studion pasimet gjatë lojës, pozicionet e lojtarëve dhe mënyrën se si ka luajtur ekipi konfirmon këtë fakt. Llullaku rezulton si lojtari që në asnjë moment shokët e skuadrës nuk kanë tentuar të bëjnë pasime drejt tij, shkruan panoramasport.

Edhe pse mbrojtësi i majtë Ansi Agolli ishte thuajse gjatë gjithë ndeshjes i vendosur lart, sërish nuk i ka shërbyer Llullakut. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Memushajn, që në të gjitha rastet ka preferuar të dërgojë topin tek të tjerë lojtarë dhe jo te kosovari. Harta e pozicionimit dhe pasimit nga minuta e parë deri në minutën e 70-të nxjerr edhe një herë zbuluar Shqipërinë për lojën e dobët që zhvilloi ndaj Izraelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat