FFK ofron videon, ja si ndodhi rrahja masive në Prizren

Futboll

FFK ofron videon, ja si ndodhi rrahja masive në Prizren

Nga: K.Goca Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 15:53
Ndeshja në Prizren

Federata e Futbollit e Kosovës ofron fakte për incidentin e rëndë që ndodhi në stadiumin në Prizren në mes Ballkanit nga Theranda dhe Flamurtarit nga Prishtina.

FFK ka afruar edhe videon ku shihet se si u zhvillua takimi deri në momentin e ndërprerjes dhe se si rrihen futbollistët mes vete në fushë. “Komisioni i garave në mbledhjen e sotme shqyrtoi trysninë e zyrtarëve të Klubit KF "BALLKANI" nga Suhareka në media rreth ndërprerjes së ndeshjes Ballkani- Flamurtari zhvilluar në Prizren.

Komisioni reagon ndaj kësaj trysnie sepse e konsideron se çështja e ndërprerjes së ndeshjes ende nuk është shqyrtuar nga Komisioni i Garave i cili pret të grumbulloj deklaratat e personave zyrtar të ndeshjes dhe zyrtarëve të të dyjave klubeve si dhe videot incizimet për të marrë një vendim meritor.

Prandaj, janë të pa pranueshme reagimet e KF- "BALLKANI" duke paragjykuar epilogun e ndeshjes pa marrë asnjë material zyrtar. Ndaj, ju lutem shikoni video-incizimin nga minuta e 5-të për të gjykuar ju vet se a ka pas kushte për vazhdimin e ndeshjes apo jo”, thuhet nga FFK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat