Kupa, rruga më e shkurtër drejt Europës

Futboll

Kupa, rruga më e shkurtër drejt Europës

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 17:51
ilustrim

Kupa e Shqipërisë është mundësia më e mirë për të arritur Europën. Nëse skuadra si Tirana apo edhe Vllaznia e Teuta kërkojnë të shkojnë në kompeticionet e verës, mund t’ia arrijnë nëpërmjet trofeut të dytë për nga rëndësia. Dhe kjo rezulton rruga më e thjeshtë. Nisur nga fakti që në dispozicion janë më pak ndeshje për t’u luajtur sesa kampionati. Duke iu referuar shembullit të marrë, të dy skuadrave të lartpërmendura, për të arritur triumfin final janë 5 ndeshje për t’u përgatitur në maksimum.

Gara e vërtetë për skuadrat e Kategorisë Superiore fillon pikërisht në cerekfinale, aty ku shorti i vendos përballë njëra-tjetrës. Dy sfidave të cerekfinaleve i shtohen edhe dy të gjysmëfinaleve, për të luajtur më pas ndeshjen e vetme të finales. Me llogaritë në dorë, rruga më e thjeshtë për të arritur Europa League duket Kupa e Shqipërisë. Në kampionat të panjohurat janë të mëdha, pasi nga java në javë kemi surpriza në rezultate por edhe në lojë. Pavarësisht emrit apo investimeve duket qartë që diferencat në fushë ndërmjet skuadrave nuk ekzistojnë ose janë minimale. Nisur nga ky këndvështrim Kupa është rruga më e mirë, pasi në 5 ndeshjet e mbetura mjafton përqendrimi dhe interpretimi i duhur, sigurisht i ndihmuar dhe nga fati, që më pas të luash në Europë për të shtuar edhe të ardhurat në klub.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat